Dëshmia e 53-vjeçarit nga Kavaja, që përfitoi ndërhyrjen falas në zemër, është një tjetër nga mijëra historitë njerëzore që flasin për ndryshimin që ka filluar tashmë në shëndetësinë tonë!
Ramazan Sula nga Kavaja është një prej përfituesve të koronarografisë falas të kryer vetëm pak muaj më parë në spitalet e vendit. Mjekët kardiologë e kishin referuar atë si rast urgjent për kryerjen e kësaj ndërhyrjeje të rëndësishme për jetën e tij, e cila më pas, do të lehtësonte dhe të përmirësonte ndjeshëm gjendjen e tij shëndetësore.
Sot, falë koronarografisë të realizuar me sukses në një prej spitaleve private në kryeqytet, si pjesë e paketave falas të Kardiologjisë dhe Kardiokirurgjisë me financim 100% nga qeveria në spitalet publike dhe private, jeta e Ramazanit është rikthyer sërish në normalitet.
Për herë të parë, shërbimi i Koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera miniinvazive në zemër, ofrohet tërësisht falas për pacientët edhe në spitalet e tjera universitare përveç QSUT-së dhe spitaleve private. Hapja e këtij shërbimi të ri në SU “Shefqet Ndroqi”, dhe për herë të parë jashtë Tiranës edhe në spitalin rajonal të Shkodrës, ka bërë që koha e pritjes së pacientëve që kanë nevojë për këtë shërbim të shkurtohet nga 6 muaj apo 1 vit që ishte më parë, në 4 deri në 6 javë.
Në 2 vite janë kryer me sukses 15,300 ndëryrje angiografie dhe angioplastike për kurimin falas të 12,100 pacientëve me sëmundje të zemër, përkundrejt, 3,710 procedurave të realizuara në dy vitet e fundit nga qeveria e mëparshme./a.k