Frank de Boer është pranë shkarkimit nga Inter, pas humbjes së pësuar mbrëmë nga Sampdoria. Holandezi gjeti qetësinë pas fitores me Torinon në mesjavë, por humbja 1-0 në Gjenova ktheu gjithçka prapa. Sipas dy të përditshmeve italiane, Gazzetta dello Sport e Corriere dello Sport, shkarkimi është thjesht çështje kohe dhe po pritet momenti i përshtatshëm.
Drejtuesit e Interit tashmë po mendojnë për pasuesin e holandezit në stol. Kandidati kryesor është braziliani Leonardo. Ish-trajneri i Interit mund të jetë njeriu i duhur sipas zv.presidentit Zanetti.
Veç Leonardos, kandidatë janë edhe Pioli, Guidolin e Blanc, ndërsa ëndrra për sezonin e ardhshëm është Diego Simeone.
Cm/d.i.