Një i ri ka mbetur i plagosur me thikë në qytetin e Beratit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Barrikadë” të këtij qyteti.
Sipas Tv Klan, i plagosuri E.A, 21 vjeç, banues në Berat, mësohet se ndodhet jashtë rezikut për jetën.
Sipas informacioneve paraprake dyshohet se autorët e kësaj plagosjeje janë B.Sh dhe N.Sh, të cilët janë shoqëruar në komisariat .
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.