Akademia Politike e Partisë Socialiste ka realizuar këtë fundjavë një trajnim me studentët për komunikimin politik publik.
Qëllimi kryesor ishte trajnimi i të rinjve me eksepertë të fushës së komunikimit dhe politikës rreth të folurit në publik, zhvillimit të një debati të hapur konstruktiv politik, prezantimit të mendimeve në mënyrë efektive dhe eficente, udhëheqjes së vetes dhe të tjerëve.
Drejtuesja e Akademisë Politike dhe e fondacionit “Qemal Stafa”, Olta Xhaçka, tha se kjo temë është shumë e rëndësishme për çdo student që i pëlqen politika.
“Fjala është rregulli dhe çelësi i çdo marrëdhënieje, komunikimi efektiv dhe është i domosdoshëm për të informuar, edukuar, mobilizuar e përfshirë. Dhe këtë fundjavë do të bëjmë çmos që t’iu tregojmë të gjitha teknikat për t’iu bërë folës dhe komunikues më të mirë, për t’iu dhënë “armën” më të rëndësishme të gjithkujt që aspiron të merret me politikë, artin e fjalës.”; -u shpreh deputetja Xhaçka.
Ky trajnim u realizua në kuadrin e një sërë aktivitetesh që Akademia politike e Partisë Socialiste realizon me studentë që janë të përfshirë në politikë dhe që synojnë karrierë politike.
Ditën e parë të këtij trajnimi, i ftuar ishte Sekretari për Organizimin Digjital në PS, Alfred Peza. Zoti Peza bëri një prezantim konkret të mënyrës sesi zhvillohet komunikimi politike sot në media.