Marsida u paraqit në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” me një kërkesë të vajzës së saj e cila do ta shohë mamin të lumtur.
Gjatë adoleshencës së saj Marsida ishte dashuruar me një djalë që i përket komunitetit egjiptian.
Alesia, vajza e Marsidës i është drejtuar emisionit për t’i mundësuar një takim me gjyshin e saj, të cilin nuk e ka takuar asnjëherë.
Nëna e saj, Marsida ka 9 vjet që nuk flet me babain, prej momentit që zgjodhi të martohet me bashkëshortin e saj.
Kundërshtia e babait të saj në këtë zgjedhje ishte racore, për shkak se djali ishte pjesëtar i komunitetit egjiptian.
Ajo u dashurua në moshën 18-vjeçare dhe duke hasur në kundërshtinë e babait, vendosi të ndjekë zemrën.
Marsida sot ka tre fëmijë Alesia, Ermir, Sibel – është e lumtur me bashkëshortin e saj, por ka ende një boshllëk në zemër, dashurinë për babain.
“Babai nuk e pranonte për shkak të racizimit”, thotë ajo.
“Dua të të bëj të lumtur” e gjeti të atin e Marsidën dhe i paraqiti mesazhin e saj. I ati nuk pranoi të falte të bijën, madje tha edhe fjalë të rënda për të.
“Ta shikoj rrugës duke vdekur shqelmin do t’i vë në gurmaz”, u shpreh ai.
E pavarësisht këtyre fjalëve, që Marsida deri diku i kupton, ajo thotë: ““Më fal, je një baba i mrekullueshëm, çdo vajzë do të ndërronte për një baba të tillë, lëre zemrën të veprojë”
Marsida është e bindur se një ditë i ati do të ndryshojë mendje dhe do të takojë dy mbesat dhe nipin e tij të cilët ishin të ftuar në studio.
Emisioni “Dua të të bëj të lumtur” vendosi të lumturojë fëmijët duke iu dhuruar lodra, ndërsa vet Marsida siguroi një vend pune./tch/a.k