Një grua nga Korça është gjetur e pajetë në plazhin e Durrësit mbrëmjen e djeshme.
Burime nga policia lokale bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orë 22:30 të mbrëmjes së djeshme, kur është gjetur e mbytur në det shtetasja me inicialet S.Z, 62 vjeçe, banuese në Korçë.
Nga veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes rezultoi se kufoma nuk ka shenja dhune. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.