Ngjarja e mbrëmjes së kaluar në Kanada ku një 15-vjeçar shqiptar mbeti i vrarë në një festë adoleshëntësh, ka tronditur pa dyshimin gjithë komunitetin shqiptar që jeton në Kanada.
Një prej miqve të familjes së viktimës, Mishel Koçiu, rrëfen dhimbjen e madhe që i ka shkaktuar kjo tragjedi. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Koçi tregon marrëdhënien që kishte me Denis Dajën, 15-vjeçarin që sipas tij iu prej jeta në mes nga një dorë krimineli.
Më poshtë statusi i plotë i Mishel Koçiut në facebook
Ky engjell i vogel i lindur ne 17 korrik 2001, u nda sot nga ne pak minuta pas mesnates… Denis Daja, djali i vetem i Kameles dhe Çim Dajes… Nje tragjedi e tmerrshme…. E pashe kur lindi, e pashe te rritej dhe pata fatin e keq ta shoh sot ne ikje e siper, me nje buzeqeshje te ngrire e ironike ne portret, per kete jete te padrejte. Ne nje party adoleshentesh, nje dore kriminale ia keputi jeten ne mes. Nuk kam fjaleee. Lamtumire shpirt i vogel!!!
Denis Daja, 15-vjeçari që humbi jetën mbrëmjën e kaluar në Kanada ishte djali i aktorit shqiptar Shkelqim Daja. 15 vjeçari u godit me thikë nga një moshatar i tij, pas një konflikti mes të rinjsh. Denisi ishte djali i vetëm i aktorit shqiptar.