Banorët e kryeqytetit prej kohësh tashmë vuajnë nga mungesa e kapakëve të pusetave në rrugë. Jo pak herë mungesa e tyre është bërë shkak për aksidente në Tiranë.
Por këtë radhë duket se kreu aktual i bashkisë Lulzim Basha ka marrë vendim që t’i mbyllë ata. Dhe Basha nuk ka shkuar shumë larg, por ka menduar që edhe ai të vendosë disa palma në kryeqytet.
Veçse këtë ai e bën në qendër të qytetit, në mes të rrugës, duke i përdorur palmat për të mbyllur pusetat.
Tanil lind pyetja më mirë pa kapak pusetat apo me palma të mbjella në mes të rrugës? Pasi vetëm kapak që nuk po i vendoset këtij problemi për kryeqytetasit.