Në vitin 2013 qeveria “Berisha” miratoi kontrata koncensionare për ndërtimin e HEC-eve në Luginën e Valbonës. HEC-et, puna për ndërtimin e të cilave ka kohë që ka nisur, janë dhënë me koncension siç thamë nga qeveria e Berishës, por efektin te shoqëria civile e kanë dhënë së fundi. Është për tu përshëndetur që çdo ditë e më shumë shoqëria civile ka një vëmendje të madhe dhe reagon ndaj çështjeve ambjentaliste. I tillë është edhe rasti i protestës kundër ndërtimit të këtyre Hec-eve në Valbonë, ku shoqëria civile pritet të organizojë sot një koncert-protestë.
Mirëpo, përtej asaj që duket, ka edhe disa anë që nuk i shkojnë përshtat shoqërisë civile. Jemi mësuar që shoqëria civile të godasë politikën për manipulime faktesh dhe argumentash, ndërsa sot, shihet se vetë ata kanë bërë të njëjtën gjë me fotot e publikuara për “Valbonën”. Mjafton ti hedhësh një sy faqes së kësaj kauze në Facebook dhe disa aktivistëve (Arbër Çepani për shembull) për të parë se si manipulohet opinioni publik.
Siç shihet në fotot e mëposhtme, vjedhja e disa fotove në internet dhe paraqitja e tyre si pamje nga Valbona kanë qenë pjesë e komunikimit publik të shoqërisë civile. Kjo e zbeh jo pak imazhin e tyre, meqenëse tentojnë manipulimin e opinionit publik me fakte të rreme.
Shoqëria civile duhet të jetë aty padyshim për të protestuar, por kurrësesi duke manipuluar opinionin publik.
Lexo.al/d.i.
Ndërkohë këto janë faqet nga ku janë marrë fotot e shoqërisë civile, që nuk kanë asnjë lidhje me Valbonën.