Fondacioni për Liri Ekonomike, në bashkëpunim me gazetën Mapo kanë publikuar studimin e fundit sa i takon personave më të pasur në Shqipëri dhe aktivitetet e tyre.
Sipas raportit të përgatitur, në krye të listës vijojnë të mbeten Samir Mane, Shefqet Kastrati, Vasil Naçi duke u ndjekur më pas nga Behar Çukaj, Grigor Joti, Artan Dulaku, Idajet Ismailaj, Vjollca Hoxha, Ram Geci dhe Irfan Hysenbelli.
Raporti shton se analiza ka ardhur në përfundim për secilin prej tyre përmes kapitaleve sipërmarrëve së secilës kompani dhe investimeve të ndryshme në veprimtari ekonomike dhe prona të patundshme.
Dy janë burimet e informacionit të përdorur në këtë analizë: Deklarimet zyrtare në QKR si dhe përgjigjet individuale sipas një formulari të iniciuar dhe mbrojtur konfidencialisht./a.m.