Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 31 personave, dhe janë sekuestruar lëndë narkotike e armë zjarri.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 8 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 12 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
Janë kapur 2 persona në kërkim dhe 2 për krime ndaj personit.
7 persona për vjedhje, OSHEE dhe dhunë në familje
Janë sekuestruar rreth 337 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri.
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 56 persona.
Gjatë 24- orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:
Finalizohet me sukses Operacioni Anti – Drogë i koduar “GREEN HOUSE”.
Janë sekuestruar 156 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Në pranga 2 shtetas.
Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.
Finalizohet me sukses Operacioni Anti – Cannabis
Janë Sekuestruar 75 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, në një automjet.
Në pranga 1 autorë.
Nga Efektivat e Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.
Finalizohet me sukses Operacioni Anti – Cannabis i koduar “Vinjolli”
Sekuestrohen 105 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis- Sattiva.
Është arrestuar në flagrancë një shtetas dhe është shpallur 1 tjetër në kërkim
Nga Seksioni kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend./a.m.