Një ditë pas publikimit të videoskandalit ku dëgjohej kryegjyqtari i Gjirokastrës, Guximtar Boçi në bisedë me qytetaren, duke i kërkuar favore seksuale në këmbim të ndihmës për një çështje pronësie, Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka vendosur shkarkimin e tij. Vendimi u mor në mbledhjen e sotme, ndërkohë që mbrëmë ministri i Drjetësisë, Manjani kërkoi prej KLD-së, shkarkimin e menjëhershëm të tij dhe nisjen e hetimit.
Ndërkohë, Prokuroria për Krimet e Renda ka nisur hetimet ndaj kreut të Gjykatës së Gjirokastrës pas publikimit të videoskandalit nga emisioni “Stop”. Ndaj tij rëndon akuza “korrupsioni pasiv i gjyqtareve…”, ndërkohë që Prokuroria po kryen veprimet e nevojshme proceduriale.
ma.me