Ka nisur procedimi penal për Shefin e Burimeve Njerëzore pranë burgut të Drenovës nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” po hetohet në gjendje të lirë shtetasi me inicialet O.L, 34 vjeç, banues në Ersekë, për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”.
Procedimi ndaj tij filloi pas, pamjeve filmike të publikuara më 12 tetor, ku dyshohet se ky shtetas, ka përdorur një dokument të falsifikuar për t`u punësuar në IEVP-Drenovë. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale: “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”dhe “Shpërdorimi i detyrës”.
BW/d.i.