Disa ditë pas martesës ai e shikon për herë të parë pa make up gruan e tij, kjo gjë e detyroi që të divorcohej menjëherë nga ajo. Ngjarja i ka ndodhur një çifti të sapomartuar në Arabi.
Dhëndrri një burrë i moshës 30 vjeçare, nuk e kishte parë akoma fytyrën e vërtetë të gruas së tij pa make up. Ajo rrinte gjatë gjithë kohës e trukuar me qërpikë fallco, mollëza të ngjyrosura me pak fjalë tjetër njeri me make up.
Pas një zhytjeje në plazhin e Al Mamzar, burri zbuloi realitetin e hidhur, gruaja e tij 24 vjeç kishte një pamje të panjohur.
Ai i tronditur nuk e mendoi dy herë dhe menjëherë i kërkoi divorcin gruas. Abdul Aziz Asaf psikologu që e ndihmoi gruan pas divorcit ka treguar që burri se çoi fare ndërmend mundësinë e pajtimit me gruan. Nuk donte t’ia dinte më!
Ashtu siç raporton një gazetë Arabe, kjo nuk është hera e parë që një mashkull është ndierë i tradhtuar nga pamja e gruas së tij, pas martese.
Para një viti në Algjeri një burrë kërkoi dënimin e gruas së tij për mashtrim, sepse ishte bërë më e bukur seç ishte në realitet vetëm duke përdorur make up-in. Në këtë rast burri kërkoi 20 mijë dollarë dëmshpërblim./dritare.net Burimi: huffingtonpost