Një i moshuar është gjetur i vdekur në banesën e tij.
Mësohet se i moshuari kishte prej 20 ditësh që qëndronte i vdekur, por askush nuk e kishte vënë re mungesën e tij.
Ngjarja e dhimbshme ka ndodhur në Patos, Fier.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në orën 09:20, në qytetin e Patosit, në banesën e tij, ku është gjetur i vdekur pa shenja dhune, Sami A., 68 vjeç.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Fierit. /a.k