Parlamenti Evropian ka shpërblyer me çmimin “Sakharov” për lirinë e shprehjes dhe mendimit, dy grave irakiane nga komuniteti jezid, të cilat i kanë shpëtuar persekutimit nga “Shtetit Islamik”, transmeton Gazeta Express.
Gratë e quajtura Nadia Murad dhe Lamiya Aji Bashar janë dy nga mijëra femrat, me të cilat kanë abuzuar seksualisht dhe janë mbajtur si skllave nga terroristët islamikë.
Ato kanë grumbulluar komunitetin jezid në një fshat, në veri të Irakut që nga vera e vitit 2014.
Murad, gjithashtu ka kërkuar që masakra ndaj shumë jezidëve të njihet si gjenocid, përgatiti për Express, Albioneta Ademi. (b.an)