Është hedhur poshtë kërkesa e Kastriot Islamajt për përjashtimin e trupës gjykuese nga çështja e aferës së CEZ. Gjykata i ka thënë sot ‘jo’ pretendimit të Ismailajt, ish-administrator i DIA-s. Sipas gjyqtarit Altin Abdiu, gjykimi do të vijojë me të njëjtën trupë, përkatësisht Vjollca Spahiu, Bedri Qori si dhe Martin Deda. Biznesmeni Ismailaj e ka akuzuar gjykatën për njëanshmëri dhe se donte të gjykohej nga një tjetër trupë gjykuese.
Sakaq, ai ka kërkuar pyetjen në gjykatë të Elvis Matajt, një nga dëshmitarët që rezulton i ‘zhdukur’ që prej disa muajsh, pasi është larguar jashtë vendit.
ma.me