Rusi Valery Rozov ka vendosur një rekord të ri botëror duke u hedhur nga lartësia 7700 metra. Rozov u hodh nga Cho Oyu, maja e gjashtë më e lartë e Tokës, në kufirin midis Kinës e Nepalit.
Hedhja ishte momenti kulmor i një ekspedite që zgjati 21 ditë. Rënia e lirë zgjati 90 sekonda, më pas Rozov hapi parashutën dhe fluturoi për rreth dy minuta, para se të ulej mbi akull.
51-vjeçari thyen rekordin e tij që e mbante nga viti 2013, kur u hodh nga lartësia 7220 metra nga shpati verior i Everestit.