Nëse dëshironi të transferoheni në ndonjë personazh nga filmat, me vetëm gjërat që i keni në çantën e grimit, atëherë merrni shembull nga Kandee Johnson.
Nëna e katër fëmijëve që jeton në Los Angeles të Shteteve të Bashkuara, ka treguar edhe më parë aftësitë e saj, duke u grimosur si Angelina Jolie apo Kylie Jenner.
Ndërsa, kësaj radhe ajo është grimosur si personazhi i famshëm dhe i dashur për femra, kukulla Barbie.
Pasi vendosi lentat e kaltra në sy, Johnson e fillon grimin, të cilin e përfundon për 90 sekonda. Shikoni në videon e postuar më poshtë, procesin e përshpejtuar të grimit. /Telegraf/