Tre shqiptarë janë arratisur nga burgu Rebibbia në Romë, ndërsa ishin transferuar në këtë repart gjatë natës nga burgu i Camerinos, pas tërmetit që tronditi Italinë.
Lajmi u konfirmua nga autoritetet italiane të cilat thanë se prej 9 ditësh shqiptarët ishin në duart e autoriteteve. Sipas të dhënave të para, tre shqiptarët kanë arritur të zbresin nëpërmjet çarçafëve.
Personeli e vuri re mungesën e tyre pas një kontrolli rutinë. Në fakt nga ky burg ka patur edhe raste të tjera kur të ndaluarit janë arratisur. Ndërsa autoritetet janë vënë në kërkim të shqiptarëve .
Arratisja e tyre është shënuar në orën 6 të mëngjesit. Në këtë repart ku ishin shqiptarë ndodheshin të ndaluar të tjerë të akuzuar për krime seksuale, vjedhje etj.
Shqiptarja/d.i.