Manuel Locatelli nuk i ka zhgënjyer shpresat rreth tij që nga koha kur shkëlqente me skuadrën Primavera të Milanit. 18-vjeçari, autor i golit të shkëlqyer që u dha fitoren kuqezinjve kundër Juventusit, ka bërë për vete edhe tifozët, jo vetëm me paraqitjen në fushë, por edhe falë karakterit, si një djalosh i qetë e i përkushtuar. Që tani konsiderohet si i paprekshëm nga klubi, ndërkohë që interesimi rreth tij nuk mungon.
Ka qenë Arsenali që i ka bërë ofertë Milanit që në verë, pasi skautët e tij e kanë ndjekur disa herë lojtarin me skuadrën Primavera. Klubi italian refuzoi, ashtu si edhe vetë lojtari, duke përgatitur afrimin e tij me skuadrën e parë, ashtu siç edhe ndodhi e deri tani askush nuk është penduar. Milani beson te Locatelli dhe nuk është i hapur të dëgjojë ofertat për të.
Cm/d.i.