Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia në Mat, pasi kanë vjedhur kasafortën me para të Teqesë së Fshatit Ballenj e Madhe.
Ata janë Mevlan Limani, 27 vjeç sdhe Man Doma, 59 vjeç nga fshatrat Crrujë dhe Plesh të Matit.
Vodhën me thyerje kasafortën e Teqesë së Fshatit Ballenj e Madhe, arrestohen brenda dy orësh nga Policia.
Në Komisariatin e Policisë Bulqizë ka ardhur një telefonatë se është vjedhur me thyerje Teqeja e fshatit Ballenj e Madhe, Krastë- Martanesh .
Menjëherë në drejtim të vendngjarjes kanë shkuar shërbimet e policisë së Komisariatit të Policisë Bulqizë, ku falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në harkun kohor prej dy orësh, bazuar edhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, në aksin rrugor Krastë – Bulqizë, në qafën e Buallit kanë bërë bllokimin e një automjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Mevlan Limani.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale kasaforta e Teqesë Ballenj e Madhe, mjeti dhe sharra e përdorur gjatë kryerjes së veprës penale, vepër kjo e pranuar nga dy të arrestuarit.
Panorama/d.i.