Komiteti i Garës në Federatën e Futbollit në Spanjë ka vendosur të gjobisë me 1500 euro klubin e Valencias për shkak të bidonit të ujit që u hodh nga fansat dhe goditi Nejmarin në momentin që futbollistët katalanas po festonin golin e shënuar nga Mesi në minutën e fundit me penallti, i cili i siguroi fitoren 2-3 Barcelonës.
Valencia gjithashtu u paralajmërua se në rast përsëritjeje do të kishte dënim me zhvillimin e ndonjë takimi pa tifozë.
Por Komiteti nuk u mjaftua vetëm me kaq, duke i tërhequr vëmendjen edhe futbollistëve të Barcelonës dhe duke e quajtur festimin e tyre si provokim sepse disa nga gjestet gjatë festimit nuk tregonin shembull me vlera sportive. Njoftimi i Komitetit për vendimin gjithashtu shkruan:
“Sjellja e sipërpërmendur e futbollistëve të Barcelonës i ul vlerat e tyre dhe i bën ata qesharakë. Gjithsesi, ne këmbëngulim se absolutisht asgjë nuk e justifikon reagimin e publikut”.
Panorama/d.i.