Shpresa juaj se nëse shpërndani postimet virale të Facebook për përditësimet e privatësisë mund të jetë diçka e shkuar në 2016. Por fatkeqësisht shumë njerëz vazhdojnë t’i shpërndajnë.
Bëhet fjalë për postime të tilla si: “Nëser është dita e fundit! Çdo gjë që postoni do të bëhet publike duke nisur që nesër. Çdo mesazh që është fshirë apo dhe foto që nuk lejohen”… etj etj.
Por kuptohet se ky status nuk ka lidhje me kompaninë Facebook si shumë postime të ngjashme dhe më parë. Faqja e internetit Snopes ka raportuar këtë trend dhe e dënon atë. “Facebook nuk pretendon të drejtën e autorit për informacionet personale, fotografitë, dhe çdo material tjetër që postojnë përdoruesit”, thotë Snopes.
Madje kjo ishte mjaft shqetësuese pasi u bë trend dhe ne 2012 Facebook iu desh të bënte një deklaratë ku thuhej se ndryshimi i rregullave të privatësisë mund të lexohen vetëm në seksionin që ka vendosur kompania dhe jo me postime, pëlqime apo shpërndarje.
Për më tepër, nëse postoni në Facebook statuse apo veprime kundër rregullave të privatësisë së Facebook, nuk do të zgjidhni asgjë.
Nëse nuk jeni dakord me këto rregulla mund të fshini llogarinë tuaj në Facebook apo të loboni për ndryshime në seksionin e privatësisë.
Sido që të jetë, nëse mendoni se një status do të bëjë diçka të ligjshme, përfundimisht hiqni vetën nga ky rrjet social për të mirën e madhe.