Policia ka vënë në pranga katër persona të dyshuar si të përfshirë në sherrin masiv në Patos.
Roland Sanxhaku, Arsen Lutaj, Orges Lutaj dhe Florjan Sulaj mendohet të jenë autorët e plagosjes së tre të rinjvë ditën e enjte.
Sipas uniformave blu, të rinjtë kanë debatuar më fjalë e më pas kanë qëlluar me mjete të forta dhe armë. Një prej të ndaluarve të sotëm, 24-vjeçari A .Lutaj, mbeti i plagosur në këmbë ndërsa një tjetër me levë në kokë.
Gjatë operacionit të sotëm, mësohet se policia sekuestroi një mjet tip Benz më targë AA937GA, një automatik tip Kallashnikov si dhe armë të ftohta.