1961- Si sot, Çmimin Nobel për Letërsi e fitoi shkrimtari jugosllav Ivo Andriç, që u bë fituesi i parë Jugosllav i këtij çmimi prestigjioz botëror.
1440-U var Gilles de Re (Gilles de Rais), një nga luftëtarët e Zhan D’Arkës. Ish mareshalli i Francës u akuzua për Satanizëm dhe vrasjen e 140 fëmijëve. Krimi i tij ishte frymëzim për tregimin “Bluebeard”.
1685-Ka lindur kompozitori italian Giuseppe Domenico Scarlatti, një virtuoz në klaviçembal. Ai ka kompozuar më shumë se 550 kompozime për klaviçembal, si edhe sonatën e famshme me një kohë.
1759-Ka lindur Zhorzh Danton, një nga udhëheqësit e Revolucionit Francez, i cili më 14 korrik 1789 ka udhëhequr sulmin mbi burgun e Parisit Bastille. Si një kundërshtar i terrorit revolucionar u përlesh me Robespierre dhe është akuzuar për bashkëpunim me armiqtë e republikës dhe u ekzekutua në 1794 në gijotinë. (b.an)