Deputetët serbë janë duke mbajtur një seancë dëgjimore në Kuvend në lidhje me Ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Fondit për Ballkanin Perëndimor, për të cilën ministri i Jashtëm Ivica Daçiç tha se ai nuk e paragjykon statusin e Kosovës në lidhje me dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit dhe në përgjithësi të politikës së jashtme.
Tashmë në orët e para të seancës ka pasur një debat të “nxehtë” në mes Daçiç në njërën anë dhe deputetëve të opozitës.
Daçiç gjatë kësaj seance ka theksuar se Qeveria e Serbisë ka një politikë të qëndrueshme, kur është fjala për Kosovën.
Ai gjithashtu ka thënë se Serbia nuk kërkon hapjen e kapitullit të 31-të. Kurse në këtë seancë është vënë në diskutim edhe dialogu në Bruksel, citon Zëri burime nga Beogradi. (b.an)