Ujërat e zeza në zonën e ish-kënetës në Durrës kanë dalë në sipërfaqe duke rrezikuar shëndetin e banorëve. Situata paraqitet më problematike kur ka reshje, pasi sipas banoreve ujërat e zeza depërtojnë brenda në banesa.
Mungesa e investimeve ka bërë që disa banorë të kësaj zone të dalin në protestë. Ata thonë se era e rëndë qe vjen nga ujërat e zeza është kthyer në një makth për mbi 200 familje. Në raste të përmbytjeve, shtojnë ata, ujërat e zeza u futen brenda në banesa.
“Vijnë ujërat e zeza mbushen kanalet. Sot këtu është diell se po të jetë shi mbushet aty plot. Fëmijët e mi mbushen më puçrra.
Edhe po ta shikosh te shpia imë është një gjysmë metër me ujera të zeza.
Në kërkojmë ndihmë nga shteti, të paktën të ishin mbyllur këto 2 ose tre rrugica.
Na janë sëmurur fëmijët, bie erë sa do na sëmuren fëmijët”, shprehen banorët.
Banorët thonë se edhe kanali kryesor i ujërave të zeza të qytetit të Durrësit e përshkon mespërmes zonën e ish-kënetës. Era e rëndë, sidomos gjatë verës, e bën këtë zonë të pabanueshme.
Shqiptarja/d.i.