Lëvizja Socialiste për Integrim renditet forca e dytë politike në Bashkinë Shkodër dhe në të gjithë qarkun.
Nga përfundimi i numërimit të votave për këshilltarët bashkiakë, LSI rezulton të ketë marrë 11.800 vota ose e përkthyer në numër këshilltarësh, 10 të tillë.
Nga ana tjëtër, Partia Demokratike, e cila mbetet forcë e parë në këtë qark, ka marrë 21 këshilltarë të përkthyer në 25.357 vota.
Partia Socialiste është zhvendosur e treta sa i përket renditjes së numrit të votave. Ajo ka marrë 10.925 vota, ose e thënë ndryshe vetëm 9 këshilltarë.