Avokati i Bledar Kajnos, autorit të dyshuar të vrasjes së durrsakut Asllan Kërtusha, nuk ka marrë pjesë në seancën gjyqësore të radhës, ku pritej vendimi i gjykatës nëse do të pranohej apo jo gjykimi i shkurtuar nga togat e zeza.
Në seancë nuk kanë marrë pjesë asnjë prej të akuzuarve, Bledar e Gëzim Kajno. Në mungesë të tyre, por edhe të përfaqësuesit ligjor, Rexh Margjekaj, që i kish dërguar letër gjykatës për mungesën e tij në seancë, treshja e gjyqtarëve vendosi shtyrjen e seancës gjyqësore për në muajin nëntor.
Të pranishëm në gjykatë ishin vetëm të afërmit e viktimës 29-vjeçar Asllan Kërtusha, dhe asnjë prej të afërmve të dy personave të pandehur.
Në seancën e shkuar, prokuroi Drini Pali pasi publikoi raportin hetimor, në fund të fjalës deklaroi se akuza u ndryshua nga “vrasje me dashje” në “Vrasje e kryer si pasojë e tronditjes së fortë psikike”, duke pranuar edhe kërkesën e mbrojtësit për gjykim të shkurtuar.
Prokurori Drini Pali, në raportin e mbajtur, tha se është ekspertiza psikiatrike e mjekësisë ligjore, e cila shprehet se vrasja nuk ka ndodhur me paramendim, por në kushte të thella tronditjeje e psikike të Gëzim Kajnos, pronarit të disa lokaleve në Durrës.
Prokurori solli në raport të gjithë ngjarjen e mbrëmjes së 1 marsit, duke argumentuar se vrasja nuk u krye me dashje, por në rrethana të rënda e të forta psikologjike, duke sjellë një procesverbal të mjekësisë ligjore që e argumentonte më hollësisht e në detaje, gjendjen e rëndë të autorit të dyshuar të krimit Gëzim Kajno 31 vjeç.
Bledar Kajno i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e 1 marsit 2016, akuzohet për moskallëzim krimi. Kërtusha u vra mbrëmjen e 1 marsit 2016 në lokalin “Lord’s” në pronësi të Gëzim Kajnos./bw/a.k