Ish kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika është mjaft aktiv në rrjetet sociale ku shfaqet me komente. Ai postoi një foto nga spitali ku kishte shkuar pasi nuk ishte ndjerë mirë.
“Pit stop sot ne spitalin e Vlores ! Nga stresi me thane mjeket! Ja fusin kot, cne stres une!”.
Mes shumë mesazheve që i urojnë shërim të shpejtë, një qytetar i shkruan: “vodhe gjith vloren.e mbushe me beton”.
Bie në sy është përgjigjja e vetë Gjikës: “Motren tende nuk e vodha, me erdhi vete me qejf!”. NUk dihet se çfarë ka dashur të thotë Gjika me këtë mesazh, dhe nëse njihej me qytetarin./a.m.