Ish-kapiteni i Kombëtares, Lorik Cana ka marrë diplomën e “UEFA B” pasi kreu me sukses kursin e organizuar nga Sektori i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit.
Diplomat u shpërndanë në një ceremoni të organizuar në Qendrën Stërvitore të Ekipeve Kombëtare në Kamëz.
Në këtë kurs morën pjesë trajnerët e grupmoshave dhe ata të futbollit amator, transmeton kp.Ndërkohë, aktualisht është duke u zhvilluar kursi “UEFA PRO”, që vazhdon gjithë vitin.
Gjithashtu FSHF-ja bën të ditur se do të organizohet edhe kursi “UEFA A” për trajnerë portierësh dhe për drejtor sportiv.
Ky kurs do të zhvillohet në javën e parë të çdo muaji për pesë muajt e ardhshëm. (b.an)