Gjykata Federale e SHBA ka aprovuar marrëveshjen e Volksëagenit me rregullatorët dhe pronarët e 470 mijë veturave të prekura nga skandali ‘Dieselgate’, transmeton koha.net.
Prodhuesi gjigant gjerman ka thënë se do të blejë prapë veturat e prekura nga skandali dhe këtë do të bëjë nga mesi i nëntorit të këtij viti.
Kjo marrëveshjet është njëra nga më të mëdhatë në botë të korporatave në llojin e vetë.
Marrëveshja është arritur në mes të Departamentit të Drejtësisë në SHBA, Komisioni Federal, Shteti i Kalifornisë dhe pronarët e veturave të cilët kanë ndritur një padi kundër prodhuesit numër 2 në botë të veturave, transmeton koha.net.
Volkswagen më parë ka pranuar se ka përdorur rregullator mashtrues edhe ende përballet me hetime kriminale.
Volkswagen ka pranuar për të shpenzuar 10 miliardë dollarë për të blerë veturat e saja dhe t’i kompensojnë pronarët e tyre dhe të shpenzojë 4.7 miliardë dollarë në programe për të kompensuar emetimet e tepërta të gazrave.
Veturat e prekura lëshojnë gazra 40 herë më shumë se që lejohen me ligj.
Në total Volkswagen ka pranuar që të shpenzojë 16.5 miliardë dollarë në lidhje me këtë skandal, duke përfshirë pagesa për shitësit, shtetet dhe avokatët e pronarëve. (b.an)