Ekspertët e mjedisit kërkojnë të ndalohet puna e guroreve në malin e Dajtit.
Ekspertët ngrenë shqetësimin se disa gurore të cilat kanë marrë leje nga shteti, po gërryejnë malin e Dajtit, pranë majës së Priskës, një zonë e cila është Park Kombëtar.
Pak ditë më parë Report TV ishte pranë këtyre guroreve, ku dallohej qartë dëmi mjedisor që është shkaktuar. Kompanitë të ndryshme nëpërmjet shpërthimeve, gërryejnë malin për të nxjerrë gurë gëlqerorë.
Pamja që ka marrë parku kombëtarë i Dajtit, menjëherë sapo kalon Qafën e Priskës, tregon qartë abuzimit që është bërë me lejet e dhënë nga Ministria e Mjedisit.
Report Tv u interesua edhe pranë Ministrisë së Mjedisit në lidhje me këtë situatë. Drejtori i Agjencisë Kombëtare te mjedisit Juljan Beqiri, refuzoi të japë një përgjigje për këto gurore.
Janë dy kompani që të cilat kanë përfituar leje mjedisore për të operuar në parkun kombëtar të Dajtit.
E para quhet “LIVELADA” e cila e ka marrë lejen në gusht të vitit 2013 nga Qeveria Berisha, vetëm pak javë përpara ndërrimit të pushteteve.
Kompania e dytë quhet “Mexhi shpk”, është pajisur me leje në vitin 2015, dhe e ka zgjatur vlefshmërinë e saj deri në vitin 2017.
Parku Kombëtar i Dajtit, është shpallur me vendim qeverie që në vitin 2006, si zonë e mbrojtur, këto gurore po kërcënojnë natyrën në këtë park./a.k