Zbulohet në qytetin e Mamurrasit një sasi droge e llojit kanabis në proces tharje. Report Tv mëson se droga u gjet në një magazine të krijuar në godinën e ish ndërmarrjes së grumbullimit. Rezultoi se sasia e gjetur peshonte 700 kg e futur në 15 thasë.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë forcat speciale nga Tirana si dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Janë ndaluar deri në këto momente 5 persona, ndër to dhe pronari i lëndës narkotike, emri i të cilit ende nuk është bërë i ditur. Të arrestuarit janë dërguar në Drejtorinë e Policisë së Lezhës e prej andej në Krimet e Rënda. Policia vijon kontrolle dhe në banesat e elementëve të dyshuar për veprimtari antiligjore.
ma.me