Gjykata e Apelit e Kosovës në Prishtinë ka sjellë aktgjykimin në rastin Drenica II, me të cilin ka vërtetu aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë të datës 27 maj të vitit të kaluar.
I vetmi ndryshim në këtë vendim është se Sylejman Selimit ia kanë ulur një vit burg në 7 nga 8 sa është dënuar.Avokati i Selimit Tomë Gashi bën të ditur se përveç Sylejman Selimit është konfirmuar dënimi për Isni Thaçi me 6 vjet e 6 muaj burgim, Zeqir Demaku 6 vjet burgim, Jahir Demaku 6 vjet burgim.
Apeli po ashtu i ka konfirmuar dënimet Agim, Driton, Bashkim dhe Selman Demaj të dënuar me nga tri vjet burg, ndërsa edhe Fadil Demakut dhe Nexhat Demaku iu është konfirmuar dënimi me burgim prej nga 3 vjet, citohet Zëri. (b.an)