Presidenti i SHBA Barack Obama ka mbështetur kandidaturën e shqiptares Suzana Shkreli për Kongresin amerikan. Obama e vlerësoi Shkrelin si kanidate tepër të frotë dhe të denjë për Michiganin.
“Në Kongres Shkreli do të jetë ajo lloj lidereje për të cilën ne kemi nevoje për të krijuar një vend më të fortë, më të sigurtë, më të ndershëm për familjet punëtore. Suzana Shkreli është një luftëtare për familjet punëtore të Michiganit. Në Kongres e di se Shkreli do të luftojë për të mbrojtur sigurimet shoqërore dhe Medicare, për të mbrojtur të drejtat e grave për të zgjedhur, dhe për t’i dhënë fund barrës së rëndë të huave për studentët. Tëgjitha familjet në Michigan mund të besojnë të Suzana Shkreli e cila do të luftojë për ata”, deklaroi presidenti Obama./a.m.