Policia greke kapu një çift shqiptarësh në Portin e Patrës në Athinë me 29 kg kokainë, e cila vinte nga Holanda. Pakot me pluhurin e bardhë mbanin logon e një firme të njohur franceze të modës.Ky është një trik që baronët kolumbianë të drogës e përdorin për të treguar cilësinë e lartë të kokainës që trafikohet për njerëz shumë të pasur.
Oficerët greke po hetonin prej kohësh lidhet e disa shtetasve grekë dhe shqiptarë që kanë lidhje me kokainën që vjen direkt nga Kolumbia përmes rrethit të trafikantëve shqiptarë në Holandë, ku prej andej shpërndahet në Evropë.
Kokaina u gjet e fshehur në një kamion dhe në pranga përfunduan dy pronarët e tij si dhe çifti shqiptar që jeton në Korinth.
Nga hetimet doli se trafikantët kishin direkt akses në “sallonet” e Athinës ku lëvizin makina luksoze.
Kokaina e një cilësisë së lartë ishte future në një valixhe brenda kamionit që mbërriti në port, kurse çifti i shqiptarëve po priste që të merrte “ngarkesën”.
Në apartamentin e tyre, policia zbuloi një laborator për paketimin dhe përzierjen e kokainës./panorama/a.k