Ish-komandanti i Xhandarmërisë së Serbisë, Bratislav Dikiç i cili së bashku me 19 shtetas të tjerë serbë u arrestua më 15 tetor nën dyshimin për planifikimin e sulmeve në institucionet shtetërore të Malit të Zi gjatë natës kur u mbajtën zgjedhjet, tha se ai ishte kundër grupeve çetnike dhe se nuk ndihet i sigurt për shkak të punës së tij të mëparshme kundër siç tha ai “terroristëve shqiptarë”.
Dikiç, i cili po mbahet në burgun e Podgoricës, i ka thënë presidentit të Këshillit për Kontrollin Civil të Policisë, Aleksandar Zekoviç, i cili i shkoi për vizitë atij në paraburgim se po trajtohet profesionalisht nga stafi i burgut, por jo edhe homologët e tij në rroba civile, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.
Siç ka thënë Zekoviq, gjatë kësaj vizite ai kishte biseduar me 13 të burgosurit, gjersa nuk i ishte mundësuar biseda me njërin nga të paraburgosurit me inicialet ve A.A, të cilin ka kërkuar që ta vizitojë edhe një herë, citohet Express. (b.an)