Një minator ka mbetur i plagosur rëndë në minierën e Bulqizës. Shteasi Artan Gjeka 30-vjeç, po punonte në galeri teksa u shkëput një masiv shkëmbor dhe e zuri nën vete në nivelin e 16-të të minierës.
Në ndihmë të tij erdhën kolegët të cilët e nxorën nga galeritë dhe e transportuan me shpejtësi në spitalin e Bulqizës.
Pas ndihmës së parë ai u transportua në spitalin e traumës pasi gjendja e tij ëhstë mjaft e rëndë./a.m.