Kryesia e Partisë Socialiste ka vendosur ndarjen e drejtuesve të PS-së në qarqe për zgjedhjet e ardhshme në një mbledhje të bërë kohët e fundit.
Kështu, ministri Tahiri është kryetar qarku në Tiranë, ndërsa kreu i Bashkisë së Durrësit do të jetë për qarkun Durrës.
Gramoz Ruçi është për qarkun e Fierit, ndërsa ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi për qarkun e Beratit.
Damian Gjiknuri emërohet në Vlorë, ndërsa Ditmir Bushati në Shkodër. Bledi Çuçi emërohet në Gjirokastër, Taulant Balla në Elbasan ndërsa Ilir Beqja në Kukës.
Gjithashtu, në Dibër do të jetë ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.
Këto vendime janë marrë sot pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ku u mblodh edhe Kryesia e kësaj partie.
Praktikisht, këta mendohet se do të jenë edhe kryesuesit e listave të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme./Panorama/a.m.