Ligji i vetingut paditet në Kushtetuese dhe nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë. Unioni kërkon pezullimin e këtij ligji dhe shpalljen e tij antikushtetues. Me anë të padisë së tyre Unioni i Gjyqtarëve kërkon të behet pjesë në seancën ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e bërë nga Partia Demokratike po për të njëjtin objekt, antikushtetueshmërinë e vetingut.
Kërkesa për t’u bërë pjesë e këtij procesi ku Kushtetuesja do të shprehet për padinë e Partisë Demokratike, është depozituar këtë të hënë nga Unioni i Gjyqtarëve. Ndërkohë mesohet se trupa e gjykatësve kushtetues do të shprehet me vendim më 4 Nëntor, nëse është pro apo kundër kërkesave të paraqitura nga PD në kushtetuese.
ma.me