2 të arrestuar dhe 11 kg kanabis sativa, ky është bilanci i policisë në zbatim të planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të trafikut të lëndëve narkotike. Këta dy persona të arrestuar dyshohen si autorë të 15 thasëve të mbushur me mbetje të bimëve narkotike kanabis sativa të gjetur dje te Hidrovori në Adriatik, Kurbin.
Të arrestuatit Nikoll Koca, 25 vjeç, banues në Adriatik-Kurbin dhe Rajmond Prenga, 21 vjeç, banues në Kurbin, janë kapur nga policia Kufitare Shëngjin dhe Seksioni kundër Narkotikëve në D.V.P. Lezhë, gjatë patrullimit në kufirin bregdetar.
Konkretisht në Adriatik u konstatua mjeti me targë AA 814 GD, ku gjatë kontrollit të ushtruar iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e proves materiale, 11 kg lëndë e dyshuar narkotike e llojit kanabis e futur në 2 thasë të zinj, e fshehur në mjet. Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për vepren penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”.
ma.me