Per here te pare kete vit mu dha mundesia te votoj per legalizimin apo jo te perdorimit, kultivimit, transportit te sasive te caktuara te kanabisit ne shtetin Massachusetts, ku aktualisht marijuana mjekesore, pra perdorimi me recete nga mjeku, eshte e ligjshme prej disa vjetesh. Aktualisht 4 shtete te ShBA-ve e kane te legalizuar perdorimin e kanabisit, Alaska, Oregoni, Uashingtoni dhe Kolorado. Ne kete te fundit, legalizimi, per vitin 2015 solli 135 milione dollare ne perfitime taksash per shtetin, te cilat u perdoren per ndertime shkollash dhe te tjera vepra publike. Por pas votimeve ne Nentor, shumica e Shteteve te Bashkuara mund te kene legalizuar marijuanen.
Harta e shteteve te bashkuara, qe tregon shtetet qe kane ligje liberale apo legalizuese ndaj kanabisit.
E hapa kete teme, pasi edhe ne Shqiperi ka nje propozim, nga ana e Ministrit Tahiri per uljen e denimit per personat qe kapen me sasi te vogla marijuane, per perdorim personal. Propozimi parashikon qe kapja me gramatura minimale te mos perbeje me shkelje penale por administrative, duke u denuar vetem me gjobe. Sipas argumentave te dhene nga propozuesit, Prokuroria nuk procedon me ndjekjen penale te rreth 70% te rasteve kur dikush eshte kapur me sasi te vogla per perdorim vetjak, ndaj ne praktike, zbutja e qendrimeve ka ndodhur.
Vetem se ne Shqiperi, ky propozim vjen ne dite kur sasi te medha prej qindra kilogramesh, e ndonjehere tonelata te tera kapen rregullisht, dhe kur ministri Manjani ben thirrje qe Ushtria te dale ne lufte kunder kanabisit. Disa i lexojne thirrjet e Manjanit si te motivuara politikisht, per te thene, si me finte, por jo aq holle, realisht, se Qeveria ka deshtuar dhe situata eshte bere per nderhyrje ushtarake. Po te djekesh mediat opozitare, te krijohet bindja se Shqiperia eshte e mbjelle me kanabis ne cdo pellembe. Ka pak zera te pavarur qe te mbrojne Qeverine, edhe pse kjo e fundit, mendjelehtesisht, zerat e pavarur i ka anatemuar rregullisht ne 3 vjet qeverisje, duke e konsideruar cdo kritike si shpifje dashakeqe, e duke etiketuar kritiket si sharlatane. Dhe ja ku jemi, ne nje situate kur propozimi per liberalizim hapavogel te perdorimit vetjak te marijuanes e ka te veshtire te merret ne konsiderate ashtu sic duhet.
bsalaj
ma.me