Ligjet kontestuese, siç i quan lideri i Listës serbe Slavko Simiç, Ligjin për Trepçën dhe Ligjin për investime strategjike, sipas tij kanë shkelur shumë nene të Kushtetutës së Kosovë dhe për këtë arsye, thotë ai, duhet pritur paanshmëri gjyqësore që ligjet të mbeten jashtë fuqisë, transmeton Koha.net.
Nëse Kushtetuesja jep vendimin siç e presin shqiptarët, serbët në këtë rast duhet të jenë të mençur dhe të marrin hapa të përbashkët e me gjakftohtësi dhe më e rëndësishmja është që të mos dramatizohet situata e përgjithshme pas çfarëdo vendimi të marrë.
“Shumëkush është i vetëdijshëm se është e pamundur që ligji të zbatohet në komunat ku gjenden kapacitetet më të mëdha minerare e xeherore, infrastrukturat përcjellëse, edhe për faktin se është e pamundur të ndryshohet organizimi etnik dhe struktura e punës.
Për këtë arsye, pas çfarëdo vendimi të Kushtetueses, me ide konstruktive do të kërkojmë zgjidhje, nëse jo në Bruksel, atëherë te ne, në Kosmetin tonë”, ka thënë Simiç për gazetën e Beogradit “Politika”, përcjell Koha.net. (b.an)