Një nga misteret më të mëdha të pazgjidhura përgjatë gjithë kohërave është fakti se përse kompanitë e produkteve kozmetike i ngarkojnë produktet e bukurisë me çmime marramendëse. Më konkretisht, pse duhet të bleni një skrab për trupin me çmime aspak të arsyeshme kur në fakt ju mund ta bëni vetë në shtëpi. Kushton më pak dhe ju kursen kohën për të shkuar deri në qendrën kozmetike më të afërt.
Janë produkte të cilat ju mund t’i blini disa herë brenda muajit dhe sërish do të kushtojnë më lirë se skrabi i trupit që prodhojnë kompanitë kozmetike.
Kur bananet kanë marrë plotësisht një ngjyrë të verdhë, janë gati për ti kombinuar me disa përbërës të tjerë për të krijuar një skrab mahnitës për trupin tuaj.
Përbërësit:
1 banane (e verdhë)
3 lugë gjelle sheqer pluhur
¼ lugë çaji vanilje
Në një enë shtoni të gjithë përbërësit dhe me anë të një piruni krijoni një masë në formë pureje.
Aplikojeni përzierjen e fituar në momentin që bëni dush, duke masazhuar lehtë mbi trupin tuaj. Shpërlajeni më pas trupin me ujë të ngrohtë.
Aroma dhe butësia e trupit tuaj i atribuohet vetëm kësaj përzierje magjike që mund të bëhet në vetëm pak minuta dhe pa shumë kosto.
Ia vlen më tepër të investoni në produkte natyrale të cilat mund t’i kombinoni në mënyra të ndryshme për të përfituar përzierje magjike që mund t’i përdorni për çdo pjesë të trupit.
Shije/d.i.