Ky është Kasem Lila, personi që vrau gruan e tij 1 ditë më parë në fshatin Çoçaj në zonën e Ndroqit. Lila gjithashtu plagosi kunatën e tij, e cila ndodhej në shtëpinë e së motrës në momentin e ngjarjes.
Kasëm Lila ka pranuar autorësinë e krimit dhe pritet që këtë të hënë të dalë para gjykatës ku do të njihet me masën e sigurisë. Konflikti ka nisur pasi gruaja e ka ofenduar 56-vjeçarin teksa ziente rakinë. Sipas burimeve për Report Tv, Lila ka shfaqur kohët e fundit çrregullime mendore për shkak të ndërprejes të kempit.
MA.ME