Një operacion i policisë së Fierit ka çuar në sekuestrimin e 343 kg lëndë narkotike Cannabis Sattiva, 425 fara bime Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri gjysëm automatike dhe 75 fishekë model 56, si dhe arrestimin e 11 personave.
Nga ana e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim edhe me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, pas një pune hetimore disa mujore, u bë e mundur finalizimi me sukses i operacionit të koduar “GRYKA” dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm:
1- Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë;
2- Leo Tafa, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier;
3- Eglantin Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier;
4- Ardit Tafa, 20 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier;
5- Dorian Tafa, 34 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier;
6- Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier;
7- Artan Skënderaj, 35 vjeç, banues në Ksamil;
8- Meto Skënderi, 38 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.
Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset:
• J.M, 26 vjeçe, banuese në fshatin Mallas, Mallakastër.
• T.Gj, 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, në fshatin Ninësh, Mallakastër, janë kapur në flagrancë dhe ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 145 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva dhe 425 fara bime lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e “Trafikim të narkotikëve”.
Në vijim të këtij operacioni dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
9- Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 91 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 copë fishekë.
10- Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 22 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.
11- Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.
U procedua penalisht shtetasi:
• A.S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër.
Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.
Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 21 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasve:
V.S, 81 vjeç, dhe P.S, 39 vjeç, pasi në banesën e shtetasit V.S e cila shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjetur e sekuestruar 62 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
bw/d i