Sulmuesi shqiptar Shkëlzen Gashi ka realizuar edhe një gol në Amerikë. Gashi ka shënuar gol në barazimin 1 me 1 të skuadrës së tij Colorado Rapids me Houston Dynamon në kuadër të xhiros së 34-të në MLS.
Me këtë barazim Colorado mban pozitën e dytë në Konferencën Perëndimore me 58 pikë, vetëm dy prapa liderit Dallas.
Tashmë ekipi i Gashit e ka të siguruar fazën e Play-Offit. Ky ishte goli i nëntë i Gashit në sezonin e parë në Amerikë, citohet Koha. (b.an)