Dy shqiptarë në Itali janë vënë në pranga nga policia e Milanos pasi dyshohet se iu gjetën më shumë se 200 kilogramë metanfetaminë, 225 kilogramë paracetamol që shërbente për të përzierë kokainën dhe heroinën, 1 kilogram marijuanë, 500 gramë kokainë dhe rreth 5250 euro.
Mediat italiane shkruajnë se banesa e dy shqiptarëve në rrugën “Ripamonti”, në Milano, ishte kthyer në një bazë logjistike për trafikun e drogës.
Mësohet se kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar lëvizjet e dyshimta të shqiptarëve, ku policia më pas ka nisur hetimet.
Sipas mediave vendase banorët i dinin me saktësi vendet dhe oraret që lëviznin shqiptarët.
“Falënderoj banorët e zonës”, deklaroi shefi i Guardia di Finanza në Como.